Vjen vendimi/ Festa e madhe për tifozët e Milanit, zyrtarizohet shkarkimi i trajnerit

Tashmë është mbyllur përfundimisht çështja e trajnerit te Milanit. Trajneri Marco Giampaolo është shkarkuar nga klubi pas rezultateve të dobëta që ka marrë në këtë fillim kampionati në Seria A.

Ndoshta një gabim i ardhur që në fillim te drejtuesit, pasi ekipi më i madh që kishte drejtuar Giampaolo para se të mbërrinte në Milano, ishte Sampdoria. Ajo fitore dramatike ndaj Genoas në javën e fundit nuk e ka ndihmuar për të shpëtuar stolin.

Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi dhe po shihet për zëvendësuesin. Pioli qendron më afër kuqezinjëve, por sërish tifozët i druhen një tjetër vendimi të gabuar dhe nuk e presin me shumë ngrohtësi. /Sport Ekspres