Vjen radha e Gurit, shkodrani provon shijen e hidhur të stolit

Fillimi i sezonit nuk ka qenë aspak i butë për një pjesë të madhe te legjionarëve tanë. Disa pa ekipe, ndërsa të tjerë me minuta të pakta. Por, deri përpara kësaj jave, Sindrit Guri bënte përjashtim. Sulmuesi shkodran ishte titullar në pesë ndeshjet e para në kampionatin belg dhe gjeti golin e parë në takimin e javës së dytë ndaj Anderlehtit.

Në transfertën e ditës së sotme ndaj Sint-Truiden, Guri qëndroi në stolin e rezervave thuajse të gjithë ndeshjes, duke u futur në fushë vetëm në minutën e 89-të për të zëvendësuar ish-talentin e Ajaksit Riçairo Zivkoviç, ndërsa Ostende humbi takimin me rezultatin 1-0.

Tani Guri i duhet të rikthehet te goli për të përligjur sërish besimin e trajnerit. Konkurrenca në skuadrat e kampionatit belg është tepër e madhe dhe disa muaj përgjumje nga ana e sulmuesit shqiptar mund të shfrytëzohet në maksimum nga të rinjtë e shumtë që ka Ostende në kontingjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *