Vjen perla e parë e Hykës

0

Ndeshja e gjashtë amerikane, ndeshja e tretë si titullar dhe Jahmir Hyka shënon golin e parë, duke shpëtuar San Hozenë nga humbja, me barazimin 1-1 kundër Dallasit pretendent për titull.

Miqtë shënuan në minutën e 78-të dhe po shkonin të qetë drejt fitores, por në sekondat e fundit të shtesës Hyka ngriti peshë 18 mijë tifozët e pranishëm në stadium, duke barazuar me një gjuajtje të saktë me të majtën në zonë.

Një barazim me shumë vlerë, kundër një prej skuadrave më të mira në Amerikë këtë sezon, ndërsa Hyka fillon të justifikojë pritshmëritë dhe tashmë po kthehet në një idhull, sepse përveç lojës së bukur që ka treguar deri tani, po nis të shënojë dhe fizikisht është “top”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here