Vjen përforcimi i parë për Shkëmbin  

 

Granit Arifaj është blerja e parë e Lirisë në epokën “Shkëmbi”.

Sulmuesi shtatlartë dhe klubi i Prizrenit kanë arritur marrëveshjen, duke nënshkruan një kontratë 1-vjeçare. Arifaj ka folur për faqen zyrtare të Lirisë së Prizrenit duke premtuar se do të mundohet të justifikojë besimin e drejtuesve: “Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes. Liria është ekip me traditë. Besoj që t’ia shpaguaj besimin”.

Përveç lojtarit ka folur dhe drejtori Erxhan Dana, i cili ka vlerësim maksimal për 26 vjeçarin: “Njëri ndër sulmuesit qendër më të mirë në Kosovë. Jam i lumtur që arritëm ta sjellim këtë futbollistë me vlera”

ME nisjen e përgatitjeve, klubi i Lirisë pritet të bëjë dhe afrime të tjera, ku Blendi shkëmbi do të ketë dorë të lirë në përzgjedhjen e elementëve që do të afrojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *