Vjen momenti i Vinicus Jr, tani i dobishëm për Realin

Vinicus Zhunio ishte një nga blerjet e bujshme të realit në merkaton e verës, kjo për faktin se kushtoi plot 45 milionë euro. Gjithsesi, deri më tani 18-vjeçari ka luajtur vetëm 2 minuta me skuadrën e parë si dhe ka luajtur në 4 sfida me skuadrën e dytë, duke shënuar dhe dy gola.

Një investim aq i madh nuk është i logjikshme që të mos i shërbejë skuadrës, por në Spanjë janë të bindur se tani ka ardhur momenti i Vinicus Zhunior. “Marca” ka shkuar se trajneri Lopetegui e ka në planet e tij dhe me shumë gjasa do ta shohim në fushë që në ndeshjen e kësaj jave dhe gradualisht do të ketë minuta e tij dhe me ekipin e parë.

Vinicus Jr ka një klauzolë e cila e lejon të kthehet në Brazil nëse nuk do të përshtate me skuadrën e re në formë huazimi, por kjo gjë duket se është e papranueshme për Realin që beson se 18-vjeçari mund t;i japë një dorë skuadrës sidomos në këtë moment jo të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *