Vjen lajmi i madh për Ismail (Ballist) Morinën

Më në fund liri për Ismail Morinën, i njohur ndryshe me nofkën Ballisti. Ka qenë vetë kuksiani i cili përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se tashmë është i lirë dhe ndodhet në Itali pranë familjes së tij. Në postim Morina nuk ngurron që të falënderoje dhe institucionet që morën pjesë në lirimin e tij.

Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë Zotërinë, Dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbriten rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time.

I LIRË !!

Rroftë shpirti i shqiptarit!!

Ismail Morina (Ballisti)”

Kujtojmë që për Ismail Morinën ishte shteti serb që lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar duke e konsideruar si shkelje ligjore aktin e kryer në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në kualifikueset e Europianit, saktësisht më 14 tetor 2015.

Pas arrestimit në Kroaci, Morina u ekstradua në Itali dhe tashmë është i lirë.

Një lajm jashtëzakonisht i madh për vetë Morinën, por dhe për të gjithë shqiptarët që janë krenuar me aktin e Ballistit, i cili tashmë do të gëzojë lirinë pranë familjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *