Vjen lajmi i hidhur, Mesi humbet ndeshjen e vitit

Lionel Mesi e nisi në mënyrë fantastike sfidën kundër Seviljes, me pasim final për golin e parë dhe gol personal në minutën e 14-të.

Dukej mbrëmja perfekte në Camp Nou, sepse Reali e Atletiko ishin ndalur më herët dhe fitorja ndaj Seviljes kryesuese dukej e arkivuar shumë shpejt.

Megjithatë, në minutën e 16-të Mesi u përplas dhunshëm në tokë pas një dueli me Vaskez, i cili në fakt nuk pati faj.

“Pleshti” ra keq mbi krahun e majtë dhe pas shumë minutash në pritje për të parë gjendjen e tij ndërrimi u bë i pashmangshëm

Ankth në Camp Nou dhe te stafi mjekësor i Barcelonës, që e shoqëroi yllin blaugrana për në spital.

Pas ndeshjes vetë Barcelona ka fshirë gjithë dyshimet, sepse me një komunikatë për shtyp ka bërë të ditur se Mesi ka pësuar një frakturë në krahun e djathtë dhe do të mungojë 3 javë, çka do të thotë se do të mungojë në El Clasico. Për herë të parë pas shumë vitesh Barcelona e Reali përballen pa Mesin e Ronaldon në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *