Vjen goli i parë, vendos një 11-metërsh për vendasit

E mërkurë, 19:00, “Glavnaya Arena”

Champions League/ Turi i dytë kualifikues, ndeshja e parë

 

Sherif Tiraspol     1

Kukësi                  0

Goli

79’ – Serran çuditërisht ndal një top me dorë brenda zone, nuk ka dyshime për gjyqtarin që akordon 11-metërsh, Badibanga merr përsipër ekzekutimin, duke kaluar të tijtë në avantazh. Koliçi dhe pse kupton krahun nuk mundi që ta devijonte topin.

 

Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Raku, Posmak, Sushiç, Zhardan (Badibanga 69′), Anton, De Nujer (Bordian 90+2′), Brezovec, Bajala, Mugosha (Damashkan 83′). Trajner: Roberto Bordin. Të gatshëm: Juriç, V. Oliveira, J. Oliveira, Oansea.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku, Musolli, Guri (Emini 83′),  Lena, Zeqiri (Nasar 66′), Kale (Karioka 90′), Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Koci, Hoxha , Imami.

Gjyqtarë: K. Nikolaides, K. Harallambus, I. Lazarou, V. Dimitrius.

Katonë të verdhë: Sushiç 25′, Anton 62’/ Serran 78′

 

Episodet

2’ – Rrumbullaku ekzekuton një goditje dënimi, topi largohet nga mbrojtja.

3’ – Brozovec gjen hapësirën për të goditur, pas një aksioni të gjatë të vendasve, topi përfundon pak mbi traversë.

7’ – Raku tenton të godasë nga brenda zone, ndërhyrja e Shametit në momentin e fundit vendimtare, duke çuar topin në këndore.

9’- Kale “vjedh” një top në mesfushë dhe vertikalizon për kroatin Pejiç, i cili shmanget bukur dhe godet, një nga mbrojtësit baht shpëtimtar për Sherifin.

14’ – Brezovec godet bukur nga jashtë zone, spektakolare pritja e Koliçit

18’ – Harkimi i Kristianos nga e majta shkon në krahun tjetër, aty ku Zhardan godet bukur me kokë me topin që përfundon vetëm pak centimetër sipër traversës.

27’ – Aksioni i bukur i Kukësit, Zeqiri harkon nga e djathta, me Pejiç që ul për Kalenë, për tu harruar goditja e brazilianit edhe pse në një pozicion mjaft të favorshëm.

28’ – Miqtë ekzekutojnë një goditje dënimi, Posmak godet me kokë, topi përplaset në shtyllë dhe përfundon tek Bajala, i cili me portën e boshatisur gabon duke çuar topin jashtë.

36’ – Brezovec godet fort nga një goditje dënimi, ndërhyrja e Koliçit është vendimtare, duke çuar topin në këndore.

38’ – Brezovec kthehet në rrezikun numër një të portës së Kukësit, duke rrezikuar nga një tjetër goditje dënimi, por shtylla i mohon golin.

49’ – Koliçi mban në lojë Kukësin, Mugosha Godet bukur me të djathtën, por“gardiani” i Kukësit është në një ditë fantastike.

54’ – Kukësi del bukur përpara, Pejiç vonohet në goditje, dhe ndërhyrja e një prej mbrojtësve kundërshtar çon topin në këndore.

63’ – Brezovec përsëri baht “makth” i Kukësit, por Koliçi i thotë përsëri “jo”.

72’ – Një top i gjatë nga e majta përfundon tek Mugosha që devijon saktë, Koliçi mund të quhet me plot gojë heroi i Kukësit me pritjen që bën.

73′ – Anton gjen një top të ardhur nga këndi dhe godet bukur, Rrumbullaku i merr petkun Koliçit duke qenë ai shpëtimtari kësaj radhe.

85’ –  Nasar nga e djathta krijon rastin ideal për shënim, pasi gjen hapësirën godet bukur, por topi përkëdhel shtyllën, përfundon jashtë.

86′ – Vijon dueli Brozovec-Koliçi, portieri  i Kukësit vijon që të jetë më i miri në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *