Vjen goditja e parë e Milanit, Kesie kuqezi

0

Kesie-Milan mund të quhet një operacion i përfunduar me sukses. Lëvizja e përfolur prej ditësh ka marrë rrugën e duhur para ndeshjes Atalanta-Milan javën e shkuar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, që do të vijë në mbyllje të kampionatit.

Gazetari i njohur Xhanluka Di Marcio raporton se ditët e ardhshme pritet të hidhen firmat dhe mesfushori 21-vjeçar ka dhënë miratimin e vet për transferimin te Milani.

Shifrat: Atalanta do të marrë 28 milionë euro, duke përfshirë bonuset; lojtari do të marrë 2.5 milionë euro në sezon (bonuset përfshirë) për 5 vitet e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Milani ka fituar garën me Romën dhe ka dhënë një sinjal të fortë se po kthehet, pasi një klub i fortë dallohet mbi të gjitha në tregun e futbollistëve dhe Milani kishte vite që në treg ishte jashtë gare.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image