Vjen firma e parë, Kukësi nuk e lëshon kapitenin

Ashtu si pritej, Ylli Shameti ka rinovuar kontratën me Kukësin dhe do të jetë pjesë e klubit verilindor edhe në sezonin e ri. Ka qenë vetë gjirokastriti ai që ka konfirmuar firmën me Kukësin.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar do të nisë në këtë mënyrë sezonin e tij të gjashtë me Kukësin, ku është tashmë një lider brenda e jashtë fushe.

Në vitin 2013 Shameti u bë pjesë e Kukësit dhe që atëherë ka qenë lojtar kyç, duke qenë konstant në aktivizime dhe paraqitje, ndaj çdo trajner e ka pasur si pikë referimi në fushë.

Këtë verë Shameti luajti në Europa League pa kontratë të re, sepse e mbante te Kukësi kontrata e sezonit të shkuar, por rinovimi ishte praktikisht i sigurt, duke parë rëndësinë e futbollistit për Kukësin. Edhe kontrata e re parashikon pagë të njëjtë me sezonin e shkuar, rreth 5000 euro në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *