Vjen firma, Cuculi rikthehet bujshëm në Superiore

0

Ardian Cuculi ka vendosur për të ardhmen e tij. Mbrojtësi qendror do të luajë me Kukësin sezonin e ardhshëm, pasi “SportEskpres.com” ka mësuar nga burime pranë klubit verilindor se ka nënshkruar me kuksianët.  Mbrojtësi ka firmosur për një vit.

Për të interesohej edhe Flamurtari, por kishte pasur kontakte edhe memPartizanin në fillim të merkatos. Me të kuqtë ai ka luajtur në të shkuarën në Superiore, kurse në tre sezonet e fundit 31-vjeçari është aktivizuar me Shkëndijën e Tetovës. Vjet fitoi titullin dhe Kupën me skuadrën shqiptare të Maqedonisë, por në fund nuk pati marrëveshje për kontratën e re.

Pësimi i pesë golave ndaj Torpedos ka bërë që te Kukësi të mos humbasin kohë dhe menjëherë kanë arritur marrëveshjen me Cuculin. Pritej që nga verilindorët të ketë largime nga reparti i mbrojtjes, aq më shumë që në qender janë 4 lojtarë pa Cuculin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.