Vjen edhe njoftimi, Olsi Teqja zyrtarisht i Kamzës

Akordi ishte arritur prej kohësh, por priste të shihte se si do të shkonin punët te Kamza. Olsi Teqja ka nënshkruar me skuadrën e re dhe normalisht që trajneri Bledar Devolli do të jetë i kënaqur për këtë lëvizje të drejtuesve. Lojtari polivalent ka nënshkruar dhe më pas ka pozuar me fanellën e Kamzës dhe drejtorin sportiv Andi Matraxhiu.

“Olsi Teqja është lojtari ynë më i ri. Klubi i uron mirëseardhjen Olsit dhe vazhdon punën për goditje të tjera. Mbrojtësi me eksperiencë është aktivizuar në sezonet e fundit me skuadrat e Tiranës dhe Shkëndijës së Tetovës”, thuhet në njoftimin e Kamzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *