Vjen e dyta rresht, Vllaznia fiton finalen e vogël ndaj Teutës

Më në fund frymëmarrje në Shkodër! Pas fitores ndaj Lushnjës javën e shkuar, sot ndaj Teutës erdhi një fitore e çmuar 2-0, e vendosur që në pjesën e parë, që ishte fantastike për shkodranët.

Ishte një ndeshje delikate, me rëndësi të jashtëzakonshme, por Vllaznia e interpretoi shkëlqyeshëm, sidomos në 45 minutat e para.
Presing, sulm, goditje nga distanca dhe Teuta në tapet nga golat e Çinarit dhe Malotës, për këtë të dytin goli i parë në Shkodër.

Teuta u trondit keqas edhe nga dëmtimi i qendërmbrojtësit Hërkaç në fillim të ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë durrsakët e përmirësuan lojën dhe krijuan disa raste të mira për shënim, por asnjë gol.

Festë shkodrane, Teuta është në krizë të thellë!

Vllaznia – Teuta      2-0

Shënues: Çinari 27′, Malota 36′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Tafili 76′), Vucaj, Orelesi, Lika, Çinari (Kalaja 70′), Sukaj (Ribaj 82′). Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Kastrati, Alhasan (Kruja 64′), Gjeorgjievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkaç (Mustafov 20′), Çyrbja, Beqja, Lajthia (Dediç 53′), Latif. Trajner: Gentian Begeja

Kartonë të verdhë: Çinari 28′, Krymi 39′, Mersini 52′ / Amir Bilali 57′

EPISODET

19′ Pas thuajse 20 minutash me shumë qarkullim topi e thuajse asnjë rrezik në portat përkatëse, me përjashtim të një goditjeje dënimi të Vucajt që përfundoi paksa jashtë, Teuta ka humbur për dëmtim qendërmbrojtësin Ante Hrkaç. Një faull në mesfushë, kroati u dëmtua në kavilje dhe zëvendësohet nga Mustafov.

27′ GOL VLLAZNIA! Gol i mrekullueshëm i Eraldo Çinarit! Anësori i majtë ofensiv lëshon një predhë me të majtën dhe gjen këndin e djathtë të portës së mbrojtur nga Kastrati!

31′ Vllaznia merr zemër dhe vrashon në sulm, duke mbajtur nën presion konstant mbrojtjen durrsake. Entuziazëm në stadium, edhe pse nuk ka shumë tifozë!

36′ GOL VLLAZNIA! Sërish në festë Loro Boriçi! Goditje nga këndi, Vucaj harkon dhe në qendër të zonës Malota kërcen fuqishëm dhe me kokë nuk fal. Mbrojtja e Teutës qesharake pas daljes së Hërkaç!

52′ Me fat Vllaznia. Goditje dënimi për Teutën, kros në zonën shkodrane, Shkalla kërcen fuqishëm dhe gjuan me kokë, por paksa jashtë.

57′ Vllaznia në kundërsulm shpërdoron një rast të artë! Sukaj bën gjithë fushën me vrap, Bilali i ndërhyn shumë keq nga pas, por sulmuesi nuk rrëzohet. Nuk pason dhe tenton vetë gjuajtjen, por një mbrojtës largon topin me trup. Ishte bosh në të majtë një sulmues shkodran!

69? Rast i mirë për Teutën. Bilali godet me kokë, por gjuajtja e tij nuk gjen portën e mbrojtur nga Sherri.

65? Rast i shkëlqyer për të ngushtuar diferencën për Teutën. Dediç i pambuluar në zonën e Vllaznisë godet, por pa problem pret Sherrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *