Vjen dita e rrëfimit për Bonuçin, nesër Italia sytë nga Torino!

0

Më në fund, nuk ka më pritje… Leonardo Bonuçi duhet të përballet me gazetarët dhe sidomos me tifozët, në një konferencë që u shty deri sa skuadra e Juventusit të kthehej në Torino dhe efekti “Ronaldo” të mbaronte në këtë prag kampionati.

Tani është radha e mbrojtësit, që iku nga Milani me dëshirën e tij dhe që u rikthye në Torino pas vetëm 1 viti si kuqezi, ku mori shiritin, një kontratë miliardere dhe sidomos rolin e liderit.

Deri tani, mbrojtësi vetëm është stërvitur në Kontinasa, teksa ka dhënë dy deklarata “soft” për mediat, pra të tipit “më vjen mirë që u ktheva në shtëpi”, por ka ardhur momenti i së vërtetës, i bombardimit nga pyetjet dhe sidomos i qëndrimit të Bonuçit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.