Vjen “bomba” nga Anglia: Sarri mezi po pret… shkarkimin, do gëzohej pa masë!

Sarri erdhi në fillim të sezonit në Londër, por asgjë nuk ka shkuar si duhet. Titulli kampion është diçka e paarritshme, me Çelsin që i duhet të luftojë për të zënë një vend mes katër më të mirave. Që nga humbja turpëruese me rezultatin 6-0 ndaj Mançester Sitit, stoli i tij në Londër sa vjen e lëkundet.

Lajme të çuditshme vijnë nga Anglia. Burime të brendshme të prestigjozes “Daily Star”, zbulojnë disa të dhëna mbi trajnerin italian dhe performancën e tij. Sipas gazetarit Dankan Kestëlls, Sarri nuk dëshiron të vazhdojë të jetë trajner i “Bluve të Londrës”. Ai nuk ndihet mirë në  kryeqytetin anglez dhe ndjen shumë presion nga njerëzit pranë klubit.

Gazetari i famshëm shkon edhe më tej. Ai thotë se Sarri nuk po bën maksimumin në “Stamford Bridge” dhe po pret që drejtuesit ta shkarkojnë. Gjëndja e tij ka arritur deri aty ku do të gëzohej nëse e largojnë nga puna. Ish-trajneri i Napolit do ta pranonte me kënaqësi largimin dhe do të kthehej në Itali, ku destinacioni më i mundshëm është Roma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *