Vjen arrestimi i parë, edhe Bajern-Real “i blinduar”

0

Prokuroria federale e Karlsruhes, që po merret me hetimin mbi shpërthimet gjatë rrugës që po ndiqte autobusi i Borusia Dortmundit dje, para ndeshjes kundër Monakos në Ligën e Kampioneve, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të lidhur me lëvizjet ekstremiste islamike.

Hetimi është përqendruar te dy persona të dyshuar se i përkasin lëvizjes islamiste, ndërsa po merren masa të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë e ndeshjes së sotme Bajern-Real Madrid, pa harruar që sot duhet të luhet edhe Dortmund-Monako, që nuk u luajt dje.

Gjithsesi, po hetohet edhe në pista të tjera, sepse më 2 mars një grup i ekstremit të djathtë në Dortmund (0231 Riot), kishte kërcënuar me vdekje administratorin e deleguar të klubit Vacke, pasi sipas tyre ky i fundit kishte ndihmuar policinë të identifikonte disa nga shkaktarët e incidenteve në ndeshjen kundër Lajpcigut.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image