Vjedhje e hapur, VAR shtrembëron Copa America dhe dënon Argjentinën

0

Brazili është tanimë në finale dhe asgjë nuk kthehet mbrapsht, por në Argjentinë janë tërbuar dhe me të drejtë, pasi u mungojnë dy penallti. Pengimi i Dani Alvesh ndaj Agueros nuk u mor në konsideratë dhe për të mos mjaftuar fakti që nuk u dha penallti, në krahun tjetër Argjentina pësoi golin e dytë dhe që praktikisht mbylli ndeshjen.

Gjyqtari Rodi Zambrano refuzoi të përdorte VAR-in, pavarësisht protestave. Gjithsesi nuk është vetëm ai rast për të cilin albicelestët pretendojnë. Është edhe një penallti tjetër për një ndërhyrje të Otamendit nga Artur.

Pamjet tregojnë qartë goditjen me bërryl që i jep kundërshtarit mesfushori i Barcelonës, por as në atë rast nuk u akordua penallti. Arbitri e kishte ndarë mendjen të mos përdorte VAR dhe në njëfarë mënyre ka vendosur fatet e Brazil-Argjentinë. Dy penallti të padhëna janë shumë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.