Vizitë speciale nga UEFA, FSHF zbulon programin

Një ditë e ngarkuar pune ajo e ditës së nesërme për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Sikurse njoftohet nga zyra për shtyp e qeverisë shqiptare të futbollit, ditën e nesërme në kryeqytet mbërrin Sekretari Përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis.

Në njoftimin e bërë, tregohet edhe programi i takimit, teksa Theodoridis, së bashku me përfaqësues të Federatës do të vizitojnë Shtëpinë e Futbollit dhe Arenën Kombëtare, që janë në dertim e sipër. Sekretari Përgjithshëm i UEFA-s shoqërohet edhe nga Zoran Lakoviç, Drejtori i Federatave Kombëtare në UEFA.

“Përshëndetje, Federata Shqiptare e Futbollin ju njofton se nesër, e enjte, datë 20 Dhjetor 2018, vjen në një vizitë zyrtare në Shqipëri Sekretari Përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis. Takimi zyrtar fillon me një vizitë tek Shtëpia e Futbollit pranë Liqenit Artificial, në orën 09:30, vazhdon me vizitën tek Arena Kombëtare dhe përmbyllet me një drekë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama. Z. Theodore Theodoridis shoqërohet në këtë vizitë nga Zoran Lakovic, Drejtori i Federatave Kombëtare në UEFA”, thuhet në njoftimin që FSHF ka bërë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *