Vizitë speciale e Gregori Klark, Duka: Na gëzon mbështetja e Anglisë

Gregori Klark ishte mysafiri i radhës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kreu i Federatës Angleze të Futbollit ishte krah presidentit Armand Duka dhe vizitoi kantierin e “Arenës Kombëtare, që po shkon drejt përfundimit dhe në verë pritet që kombëtarja të mund të luajë aty.

Për mediat e pranishme, kreu i FSHF-së, Duka, foli për rëndësinë e kësaj vizite të Klark. “Kjo është një vizitë që na ndihmon, shkëmbim eksperiencë. Jam i kënaqur që federata Angleze na jep mbështetje, edhe për zgjedhjet e ardhshme në UEFA. Kemi shumë për të mësuar nga Federata angleze”, u shpreh Duka, që nuk e mbyll aq.

“Shkëmbimi i eksperiencës, duke parë edhe një realitet ndryshe nga Anglia, është një eksperiencë për presidentin e federatës angleze”, përfundoi Duka para mediave. Në fund të vitit të shkuar në Shqipëri ishte edhe Sekretari Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis, i cili shoqërohej nga Zoran Lakovic, Drejtori i Federatave Kombëtare në UEFA.

“Dua të mbështes presidentin tuaj sepse ka bërë një punë të mirë për futbollin shqiptar. Gjatë viteve të tij në krye të federatës ka investuar shumë në infrastrukturë. Kam ardhur këtu për ta takuar, folur dhe mësuar prej tij. Ne në Angli vetëm mësojmë dhe e mira e futbollit anglez është përulësia, kudo që shkoj vetëm mësoj. Presidenti juaj ka shumë eksperiencë dhe vetëm kam mësuar prej tij. Ne e mbështesim atë në garën për në komitetin ekzekutiv të UEFA-s, ka një reputacion të mirë në futboll, ka bërë shumë punë dhe është i respektuar në Europë. Është një kandidat i madh”, deklaroi Klark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *