Vizita në stadiumin “Air Albania”, Edi Rama mbështet nga afër lojtarët e Kombëtares

Ndeshja me Francën është vetëm një ditë larg dhe Kombëtarja shqiptare është duke vijuar stëvitjet në stadiumin “Air Albania”. Ditën e sotme ka pasur edhe një tjetër vizitë për lojtarët shqiptarë, teksa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur të zbresë në fushën e impiantit më të ri të ndërtuar në vend për të takuar kështu futbollistët kuqezi.

I pranishëm së bashku me kreun më të lartë të shtetit ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Rama me sa duket ka zgjedhur këtë mënyrë për të treguar mbështetjen e tij për djemtë e udhëhequr nga trajneri Reja, që mbrëmjen e nesërme do të kenë një ndeshje të veçantë, pasi do të inagurohet edhe “shtëpia” e tyre më e re./Sport Ekspres/