Vizat e Kukësit për në Gjeorgji, Torpedo sqaron gjithçka!

“Jemi ende duke u përpjekur me Kukësin deri në fund për të ardhur të gjithë futbollistët në Gjeorgji dhe do të provojmë ende edhe pse janë thënë shumë të pavërteta për ne”.

E nis kështu komunikatën për shtyp klubi i Torpedo Kutaisit, që është akuzuar nga Kukësi për mungesë korrektësie dhe sidomos se nuk kanë treguar mikëpritje për verilindorët.

“Duam të falënderojmë strukturat shtetërore gjeorgjiane dhe federatën e futbollit për mbështetjen dhe për durimin e sjelljen e gazetarëve. E dimë që tifozët kërkojnë shpjegime, por duhet të besojnë te ne, i kemi dërguar UEFA-s raportin e duhur. Klubi ynë mbron rregullat kryesore të UEFA-s: të rspektojë futbollin dhe çdo kundërshtar”.

“Bëhet fjalë për rreth 4 futbollistë. Nga këto të katërt, një është nga Kosova, një nga Mozambiku dhe dy maqedonas. Sapo kemi marrë informacionet për këto futbollistë, të dërguara nga klubi shqiptar, menjëherë janë dërguar ftesat. Nëse futbollisti nga Kosova (Faton Maloku) kishte vështirësi për të hyrë në territorin gjeorgjian, atëherë shqiptarët duhet ta dinin këtë. Gjithësesi, me durim dhe përpjepje, strukturat shtetërore gjeorgjiane kanë zgjidhur gjithçka dhe kanë bërë përjashtim”.

“Sa i përket dy futbollistëve nga Maqedonia (Ethemi dhe Maliki), Kukësi i ka dërguar Torpedos dy ditë përpara ndeshjes kërkesën. Menjëherë dërguam ftesat, por ishte e paimagjinueshme që brenda një ditë të nxirreshin vizat, pa harruar që kërkesat që na u bënë ishin gjithë gabime. Gjithësesi, pavarësisht kësaj, arritëm t’I sigurojmë vizën, duke njoftuar Kukësin, por përgjigjia e tyre ishte se nuk kishte më nevojë, pa na dhënë asnjë shpjegim”.

“Futbollisti i Mozambikut (Rexhinaldo) do të ketë suportin maksimal për të hyrë lehtësisht në territorin gjeorgjian. Skuadra shqiptare ndodhet në Tbilisi dhe nuk rrezikohet aspak që të mos luhet!

“Faleminderit për durimin dhe përkrahjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *