Vitsel zbulon ekipin: Unë lideri i këtij Dortmundi të ri dhe të talentuar

Aleks Vitsel e ka nisur me gol aventurën me Dortmundin, duke shënuar në javën e parë përballë Lajpcigut. Ai zbulon moshën e re të ekipit gjerman dhe beson shumë te talenti i shokëve të skuadrës, ndërkohë që është gati për të marrë përgjegjësitë e liderit të grupit.

“Jam gati për të qenë një lider, jam 29 vjeç dhe jam ndër më të vjetrit në ekip. Kemi një grup të mbushur me talente, por me moshë shumë të re. Pizçek është 33 vjeç, Rojs, Gëce dhe unë jemi nga 29, Burki është 28 vjeç, ndërsa të tjerët janë midis moshës 18-26 vjeç. Sinqerisht, mbeta i befasuar kur erdha te Dortmundi.

Fillova të komunikoja me disa nga lojtarët, i pyesja për moshën dhe të jesh pjesë e Borusias së Dortmundit në moshën 19, 20 vjeç, është diçka fantastike”, përfundon mesfushori belg, i cili u transferua këtë verë në Bundesligë nga kinezët e Tianxhin Kuanxhian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *