Viti i mallkuar/ Milot Rashica nuk po gjen kurrë qetësi, braktis stërvitjen e Werderit

Në vitin 2020, nuk ka asnjëherë qetësi për Milot Rashicën. Sulmuesi shqiptar ka pësuar një tjetër dëmtim dhe pritet të shihet koha që do të qendrojë larg fushave të blerta. E ardhur në periudhën më të keqe të mundshme, teksa lojtari shqiptar po kalonte një krizë për gjetjen e golit.

Kjo e ka shtyrë trajnerin Kohfeld që për herë të parë të ulte Rashicën në stol ndaj Mainzit. Pa pasur asnjë problem apo shqetësim fizik, por tekniku gjerman ka thënë se sulmuesi nuk po merrte asnjë inkursion të rrezikshëm në krahë si dikur. Në stërvitjen e sotme është raportuar nga faqja zyrtare e klubit edhe dëmtimi i Rashicës në kyçin e këmbës, duke lënë kështu stërvitjen. Në vitin 2020 nuk ka arritur që të shënojë asnjë gol të vetëm, ndërsa nisur edhe me problemet e fundit, vlera e kartonit të tij pritet të ulet në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *