Viti i “ferrit”, Llullaku rrëfen tmerrin e Kazakistanit, mosbesimin italian dhe… “oazin” rumun!

0

Futbolli është i çuditshëm, pasi të vë përpara zgjedhjeve të vështira, shumë të vështira. Rrugëtimi i lojtarëve merr kthesa të çuditshme e atëherë kur e pret se karriera do të ketë vetëm ngritje përfundon “nën nivelin e detit”. Viti i fundit në karrierën e Azdren Llullakut ka qenë tmerr. Kazakistani u kthye në një “tokë të mallkuar”, pasi aventura te Astana dhe Toboli ishin “mo Zot më keq”! Rikthimi në Europë te ekipi i Virtus Entelës nuk ishte shpëtimi i tij, por goditja përfundimtare për ta kthyer në “oaz”, Rumani. 30-vjeçari bëri “prapa-kthehu” dhe nënshkroi për ekipin e Astras. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Llullaku tregon problemet e tij në Kazakistan, Itali dhe kthimin në Rumani.

Çfarë shkoi keq në Itali me Virtus Entelën?
Nuk ishin mirë shumë gjëra. U afrova në ekip pa përgatitje të mirë fizike, pasi kisha rreth 2 muaj pa stërvitje me ekipin. Në Itali nuk ndalet kampionati në dhjetor dhe gjeta një ekip të përgatitur fizikisht në 100 % të formës.
A mendoni se nuk kishit mundësi aq sa duhet?
Të jem i drejtë, mendoj se nuk kisha shumë. Kur shkova në fillim nuk isha mirë fizikisht, ndërsa më pas nuk mu dha shumë mundësi. Kjo ndikoi dhe në përformancën time.
Aventurë “ferri” në Kazakistan, e prisnit? Jeni penduar që zgjodhët atë kampionat?
Nuk e prisja të shkonte aq keq. Futbolli i tillë është, nuk ke çfarë bën. Nuk jam penduar, pasi nuk shërben për asgjë.
Rikthimi në Rumani, a mund të konsiderohet një hap mbrapa për ju?
Jo, nuk e mendoj kështu. Ekipi i Astras në Rumani është më mirë se Seria B.
E keni ndjekur Shqipërinë në ndeshjet e fundit? Mendoni se mund të riktheheni?
Nuk mund të komentoj se si ka luajtur Shqipëria, pasi nuk më takon mua. Shpresoj të rikthehem, prandaj u ktheva në Rumani për të patur sa më shumë minuta dhe ndeshje në këmbë.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.