Vitet e fundit, bilanc super për Skënderbeun ndaj Vllaznisë

Bilanc pozitiv për Skënderbeun në përballjet me Vllazninë në Korçë vitet e fundit. Në 10 ndeshjet e fundit të luajtura në stadiumin “Skënderbeu”, ekipi korçar ka fituar 9 herë dhe ka  humbur 1 herë. Fitorja e fundit e Vllaznisë në stadiumin e Korçës është ajo e shkurtit 2013, më shumë se 4 vite e gjysmë më parë. Në atë ndeshje shënonte Hajdari në minutën e 73-të dhe më pas shkodranët kanë pësuar plot 6 humbje radhazi në juglindje. Si për koincidencë, shumica e fitoreve të Skënderbeut kanë ardhur me disa gola diferencë. Në këto 10 ndeshje korçarët kanë shënuar tre gola e sipër në gjysmën e fitoreve. Fitorja e fundit e tyre u regjistrua në maj të këtij viti me shifrat 4-3, ku për Skënderbeun shënuan dy herë Salihi, Muzaka dhe në fund Latifi. Për Vllazninë golat u shënuan nga Çinari, Tafili dhe Bakaj. Sfidat Skënderbeu-Vllaznia prodhojnë gola dhe kështu pritet edhe këtë fundjavë.

10 ndeshjet e fundit në Korçë

06.05.2017  Skënderbeu-Vllaznia        4-3

02.04.2016  Skënderbeu-Vllaznia        2-1

08.11.2015  Skënderbeu-Vllaznia        3-1

15.03.2015  Skënderbeu-Vllaznia        3-1

25.10.2014  Skënderbeu-Vllaznia        3-0

02.02.2014  Skënderbeu-Vllaznia        2-1

08.02.2013  Skënderbeu-Vllaznia        0-1

25.04.2012  Skënderbeu-Vllaznia        2-1

30.04.2011  Skënderbeu-Vllaznia        3-0

19.09.2010  Skënderbeu-Vllaznia        2-0

Printohen me urgjencë biletat, sot në treg

Ndryshimi i stadiumit, ku do të luhet ndeshja e kësaj jave, nga Shkodra në Korçë, ka bërë që menjëherë klubi korçar të “vrapojë” për të bërë së pari gati stadiumin, por edhe për të printuar sa më parë biletat. Eshtë lajmëruar kompania që merret me shitjen e biletave, ndërkohë që drejtuesit kanë pohuar se sot në mëngjes biletat do të hidhen në treg. Kjo do të thotë se tifozët korçarë kanë mundësi ta sigurojnë biletën 24 orë përpara këtij takimi. Ishte menduar se Skënderbeu do ta luante në mesin e muajit nëntor ndeshjen e radhës në Korçë, por ky ndryshim ka bërë që tifozët të rikthehen sërish në stadium. Korçarët do ta mbyllin fazën e parë me 6 ndeshje në Korçë dhe 3 ndeshje në transfertë. Fazën e dytë do të luajnë më shumë takime jashtë fushe. Në 5 ndeshjet e deritanishme në shtëpi Skënderbeu numëron 5 fitore. Nesër e ka radhën Vllaznia.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *