Vitet bëjnë të vetën, Federer pranon se fundi është pranë

Roxher Federer vazhdon të tregojë se është tenisti më i madh i të gjitha kohërave. Edhe pse 37 vjeç, zvicerani vazhdon të qëndroj në elitën e sportit të tenisit, duke qenë përherë në listën e favoritëve.

Por, Federer e di mirë se është në vitet e tij të fundit dhe këtë e pranon në një intervistë për medien shtetërore zvicerane “SRF”: “Tani e kam një ide të qartë se si do ta planifikoj vitin 2019, por më pas për 2020-ën, do të më duhet të bisedoj me stafin tim, më pas do të do të vendos nëse do të vazhdoj ose jo”, tha legjenda e sportit të tenisit.

Federer ka debutuar si profesionist 20 vite më parë dhe deri më tani ka fituar 20 trofe Grand Slam, si asnjë më parë në historinë e tenisit. Periudha e tij më artë ka qenë në vitet 2005 – 2007 ku arriti në 10 finale Grand Slam-i radhazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *