Vit i zi për italianët, fitorja e fundit në “Loro Boriçi”

Emërimi i Roberto Mançinit në krye të kombëtares italiane kishte bërë që shumë tifozë të besonin se “axurrët” do ta hidhnin shumë shpejt pas krahëve dështimin historik të ngeljes jashtë Botërorit “Rusi 2018”. Por, dy ndeshjet e para të “Nations League” kanë treguar se Mançini do ta ketë shumë më të vështirë se ç’mendohej.

Barazimi me Poloninë dhe humbja ndaj Portugalisë kanë bërë që italianët të regjistrojnë një statistikë të shëmtuar, pasi më datë 9 tetor “axurrët” do të mbushin një vit pa arritur një fitore në një ndeshje zyrtare.

Vlen për t’u përmendur fakti se fitorja e fundit e italianëve ka ardhur në nëntë tetor të 2017-ës, ndaj Shqipërisë, ku fituan me rezultatin 0-1 falë golit të Antonio Kandrevës në minutën e 73-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *