“Virus”, policia nuk merr përsipër as Sopoti-Elbasani

0

Ka ardhur koha që futbolli ta ndërtojë kalendarin jo sipas direktivave të UEFA-s e FIFA-s, por sipas kalendarit politik në Shqipëri. Ka zgjedhje? Nja dy muaj para duhet ndalur çdo aktivitet sportiv, sepse policia ka halle të tjera. Një miting me 2000 persona duhet garantuar me çdo kusht, një ndeshje futbolli me 2000 persona në Kamzë nuk mund të luhet.

Po për ndeshje si Sopoti-Elbasani, që luhet në fushë asnjëanëse dhe nuk do ketë më shumë se 200 persona? Njësoj, policia nuk ka kohë dhe efektiva për të qenë e pranishme.

Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar edhe Sopotin e Elbasanin që nesër nuk do të luhet, sepse policia ditën e shtunë ka halle të tjera, madhore.

Me siguri do t’u dërgohet një ftesë lojtarëve të Sopotit dhe Elbasanit, me qëllim që të mos u digjet dita kot, të shkojnë në Tiranë, për ndonjë miting a protestë, sepse mund edhe të sigurojnë mbijetesën me ndonjë premtim elektoral, ku i dihet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here