Vinisjus: 25 vjeç fitoj Topin e Artë! Ja pse refuzova Barcelonën

0

Sulmuesi i Real Madrid Vinisjus Zhunior ka dhënë një intervistë për radion e njohur spanjolle “CADENA SER”, ku ka zbuluar disa nga detajet e transferimit të tij nga Flamengo te klubi madrilen.

“Gjatë emisionit radiofonik Vinisjus pranoi për herë të parë se ishte shumë pranë kalimit të Barcelona, madje kontratë e bërë nga këta të fundit ishte më e mirë se ajo që i ofroi Reali”.

“Barcelona donte të më paguante më shumë, por unë zgjodha projektin më të mirë për të ardhmen time. Gjatë asaj kam folur me Marselon dhe Kasemiron, sigurisht që edhe ata ndikuan  në kët vendim. Gjithashtu familja ime preferonte të jetonte në Madrid, të gjithë ata janë fansa të Madrid, përveç babait tim, i cili është fans i FC Vinisjus (qesh)”.

“Po stërvitem e po punoj për të arritur objektivat që i kam vënë vetes. Besoj se do mund ta fitoj atë çmim kur te jem rreth 25 vjeç ose diçka e tillë. Mendoj se mund ta bëj”.

“Kam shumë për t’u zhvilluar. Jam akoma 18 vjecc dhe nuk kam arritur potencialin tim të plotë. Te Reali po ndihmojnë shumë. Benzema po më mëson si të jem më i qetë dhe të veproj më shpejtë para portës së kundërshtarëve”.

“Kam pasur presion që në moshën që në moshën 16-vjeccar te Flamengo. Te mua nuk ndikon presioni gjatë ndeshjeve. Tani do përpiqemi ta mbyllim sezonin mirë dhe të fitojmë çdo trofe vitin tjetër”, përfundoi Vinisjus.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.