Vinicius kushtoi 45 milionë, Reali e regjistron tek të rinjtë

Braziliani Vinicius u prezantua me pompozitet javën e shkuar dhe duke pasur parasysh që bëhet fjalë për një super talent, me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit të parë.

Megjithatë, 18-vjeçari është regjistruar me ekipin e të rinjve, duke mos u regjistruar në federatë as me ekipin A dhe as me Real Madrid B.

Gjithsesi, është thjesht një hile e vogël e Realit, sepse sulmuesi për shkak të moshës së tij të re mund të regjistrohet në ekipin e të rinjve dhe kjo u lejon njëkohësisht të luajë në tre ekipe, ndërkohë që Reali mban të lirë një vend në dy ekipet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *