Villa: Pellegrini ia di dobësitë Barcelonës

0

David Villa është i bindur se trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini i di të gjitha dobësitë e Barcelonës dhe këtë gjë mund ta shfaqë në përballjen e Ligës së Kampionëve. “Unë mendoj se do të jetë një përballje shumë e paparashikuar”, tha Villa për faqen zyrtare të Cityt. “City dhe Barcelona janë në mesin e skuadrave më të mira në botë dhe me lojtarë shumë të mirë në përbërjet e tyre. Jam i bindur se do të jetë përballje e mirë për t’u pare. Jam i bindur se Pellegrini dhe stafi i tij i dinë dobësitë e Barcelonës. Barcelona është në formë të mirë”, përfundoi Villa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image