Vila zyrtarisht në Greqi, firmos për dy vite

Emiljano Vila u largua nga Skënderbeu vetëm pas gjashtë muajsh. Mesfushori durrsak do të rikthehet të luajë në Greqi, ku më parë është aktivizuar me Pas Janinën. Kërkyra është ekipi i ri i Vilës dhe në fakt lajmi ishte bërë i ditur prej ditësh.

“AOK FC KERKYRA njofton blerjen e lojtarit Emiliano Villa. 30-vjeçari u aktivizua deri tani te Skënderbeu dhe me ne ka nënshkruar për dy vite. Në të kaluarën, ai ka luajtur, ndër të tjera, te Pas Janina, Partizani, Inter Baku dhe Dinamo Zagreb, si dhe është aktivizua me Shqipërinë. Ne i dëshirojmë atij një fillim të mirë dhe sa më shumë suksese”, njofton klubi grek.

Vila te Kërkyra pat nënshkruar edhe në vitin 2015, por më pas pati një ofertë nga Inter Baku dhe u largua drejt Azerbajxhanit, duke mos debutuar me skuadrën greke, që nuk e pengoi mesfushorin.

Faleminderit nga zemra presidencës,trajnerit, shokëve,stafit dhe gjithë futbolldashësit e KF Skënderbeu për korrektësinë dhe gjithë emocionet që përjetova, ju uroj suksese në vazhdimësi!“, shkruan Vila në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *