Vila: Në Korçë i qetë, te Patizani jo

Mesfushori Emiljano Vila u tregoi të gjithëve sa vlen, me dy golat e shënuar sot në Kamzë, duke i dhënë fitoren Skënderbeut. Pas ndeshjes, në Supersport, Vila foli për fitoren dhe për ndryshimin nga Partizani te Skënderbeut.

“Jam shumë i lumtur së pari që fituam, pastaj natyrisht për golat e mi.

“Partizani javën e ardhshme? Nuk besoj se do frikësohen nga forma ime, por jam i lumtur që jam përshtatur mirë në Korçë dhe shoh përpara, kundër Partizanit është një ndeshje radhe.

“Golat dhe paraqitjet e përmirësuara në Korçë? Te Partizani luaja më pranë mbrojtjes, nuk isha i lirë në aspektin ofensiv si te Skënderbeu. Përveç kësaj, psikologjikisht në Korçë jam më i qetë, është një ambient më i mirë dhe i qetë, ndërsa te Partizani ka shumë presion, ndoshta kjo ka ndikuar që të mos japin maksimumin disa lojtarë. Skënderbeu ka një lojë më sulmuese dhje kjo më ndihmon edhe mua, sepse me Dajën sulmohet më shumë dhe kam hapësira për të shkuar përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *