Vila i sigurt: Takaj bën sërish ekip për titull!

0

Në Korçë duan ta mbajnë moralin lart dhe çdo ditë nga një lojtar po shfaqet para mediave dhe po flet. Optimizmi nuk mungon dhe këtë herë e ka shprehur mesfushori Emiljano Vila, i cili shprehet i sigurt se korçarët po forcohen.

“Duke e ditur se janë larguar disa lojtarë, grupi po bëhet dhe unë ndihem mirë këtu. Shikoj punën time. Për në Shqipëri jam i kënaqur këtu ku jam, kështu që shpresoj që dita-ditës të vijnë edhe lojtarë të tjerë dhe të bëhet grupi edhe më i fortë. Për në Shqipëri ndihem shumë mirë”.

Tanimë në krye të Skënderbeu është Orges Shehi dhe këtë fakt durrsaku e komenton kështu: “Normal Shehi ka shumë vite këtu dhe e njeh ambientin shumë mirë. Jam i kënaqur për mënyrën se si po stërvitemi deri tani. Kemi disa ditë që e bëjmë diçka të tillë dhe të gjithë janë të kënaqur. Dita-ditës do bëjmë më mirë. Është edhe puna jonë t’ia bëjmë më të lehtë Shehit dhe ta fusim në ritëm”.

Besimi te presidenti Takaj është maksimal dhe këtë Vila e shpreh hapur: “Presidenti Takaj ka vite që e shpall Skënderbeun kampion, kemi qenë edhe në grupe të Europa Ligës. Ai do bëjë sërish ekip pretendent. Ka edhe lojtarë të rinj që vijnë, një pjesë e grupit ka qëndruar, por do vijnë edhe 2-3 të tjerë. Normal që Skënderbeu ka vite që del kampion dhe sërish futet për ta bërë diçka të tillë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.