Viktor Valdes e mbyll me futbollin dhe… zhduket!

E mbani mend portierin Viktor Valdes? Prej fillimit të këtij shekulli, deri para tre sezonesh, mbrojti portën e Barcelonës, duke qenë titullar në skuadra yjesh, nga Ronaldinjo te Mesi e shumë të tjerë. Të shumtë janë ata që mendojnë se Valdes ishte pika më e dobët e Barcelonës, por ndërkohë Valdes luante gjithnjë dhe i fitoi tre Liga Kampionësh si protagonist.

Portier normal, por gjithnjë në vendin e duhur, në momentin e duhur, duke fituar 6 kampionate e shumë trofe të tjerë, përfshirë edhe Botëror e Europian me Spanjën, edhe pse jo titullar.

Vjet luajti te Midëllsbrou, që ra nga Premier Liga, ndërsa tani 35-vjeçari e mbyll me futbollin, në çdo drejtim, sepse me një postim në Twitter ka përshëndetur: “Faleminderit për gjithçka” dhe ndërkohë ka fshirë çdo postim në rrjetet sociale. Anonimitet i plotë, ashtu si kishte paralajmëruar në vitin 2015: “Shpresoj që kur të fiket drita, ta kenë të vështirë të më gjejnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *