Viktor Kuka largohet nga Teuta

0

Viktor Kuka nuk do të jetë më një futbollist i Teutës. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin durrsak dhe nga dje është një futbollist i lirë. Lojtari nga Kosova u afrua në merkaton e verës te “djemtë e detit”. Ai zhvilloi disa paraqitje të mirë në fillim të sezonit, por pa mundur të fitojë konkurrencën me mbrojtësin Lukiç, i cili u pozicionua në krahun e djathtë, rol që e mbuloi me sukses gjatë dy fazave të para të kampionatit. Hapësirat e pakta në dispozicion të Kukës kanë bërë që lojtari në fjalë të marrë në konsideratë vendimin për t’u larguar nga Teuta. Kjo është “firoja” e parë e durrsakëve në këtë merkato dimri. Ndërkohë, për sa u përket afrimeve, pritet që “djemtë e detit” të nënshkruajnë me tre lojtarë cilësorë, me të cilët drejtuesit e klubit janë në bisedime e sipër, edhe pse ende nuk dihet identiteti i tyre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.