Viki Aisha, gjimnastja që la sportin për modelingun

Bota e sportit nuk është ajo që tregohet në ekranet e televizorëve dhe mbrëmjeve gala, ku shpërndahen çmime të ndryshme. Punë, sakrificë dhe shpërblimi për pjesën më të madhe të sportistëve është inekzistent.

Me këtë realitet të vështirë u përball dhe ish-gjimnastja australiane Viki Aisha. 26-vjeçarja la sportin për një vend pune në cirk, por edhe ajo ishte një industri pa të ardhme.

Fatmirësisht për Vikin, pamja e saj e jashtme tërhoqi vëmendjen e një agjenti modelingu, i cili i hapi asaj dyert e një karriere, ku përfiton shumë më shumë. Tani australiania ka oferta të pafundme, madje ajo ka qenë pjesë e disa filmave me buxhet të madh. Gjithsesi sporti mbetet një ndër pasionet e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *