Vijon vëzhgimi i talenteve, moshat nën mbikëqyrjen e Demollarit

0

Futbolli i fëmijëve si prioritet. Sigurisht, nga zhvillimi i moshave vjen edhe zhvillimi dhe progresi i futbollit në vendin tonë. Kështu, ekipet e moshave U-13, U-15 dhe U-17 do të jenë në fokus gjatë kësaj periudhe, sipas asaj që shkruan edhe FSHF në adresën zyrtare “Skuadrat kombëtare rajonale realizuan edhe raundin e tyre të radhës stërvitor me ekipet e moshave U-13, U-15 dhe U-17. Në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier,  Korçë e Shkodër grupet e punës ndoqën edhe seancat e këtyre grupmoshave.

Pas Tiranës, Durrësit e Elbasanit ku prezenca është e plotë dhe frekuentimi javor përkon me dëshirën e madhe të këtyre moshave, edhe në Fier, Korçë e Shkodër ekipet e seleksionuara kanë kryer stërvitjet përkatëse. Në Korçë këto stërvitje u realizuan në aneksin sintetik të  stadiumit “Skënderbeu”. i dërguari i FSHF-së Sulejman Demollari u foli paraprakisht fëmijëve të këtyre moshave për rëndësinë e ekipeve kombëtare rajonale, teksa u theksoi futbollistëve të përzgjedhur në këto ekipe kombëtare rajonale që janë në monitorim dhe vëzhgim nga specialistët e Federatës Shqiptare te Futbollit.

Stërvitjet që zhvilluan trainerët për të tre grupmoshat ishin sipas programit të përgatitur nga zyra teknike  e FSHF-së. Këto seanca stërvitore për të tre grup-moshat e përfaqësueseve ishin me karakter tekniko- taktik dhe me gjuajte në portë. Po kështu edhe në Fier, sipas planifikimit të hënën dt.12.03.2018 ora 14.30 deri në orën 17.00 në ambjentet stërvitore të FK Apolonia Fier u zhvilluan stërvitjet e ekipeve përfaqësuese të zonës për datëlindjet: 2006; 2004 dhe 2002.

Po kështu në Elbasan ekipet përfaqësuese rajonale zhvilluan seancën e shtatë stërvitore në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”. Seancat u zhvilluan sipas programit të akorduar nga drejtoria teknike e FSHF. Gjuajtjet në portë dhe më pas lojërat 4×4 dhe 5×5 ishin në fokus të kësaj seancë stërvitore. Skuadrat përfaqësuese rajonale vijojnë çdo javë me stërvitjet në të gjithë zonat e Shqipërisë, në një kohë që trajnerët dhe specialistët e FSHF-së ndjekin dhe ecurinë e elementëve të përzgjedhur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.