Vijon plaçkitja e Nicës, Gladbahu i merr yllin e sulmit për shifër rekord

0

Nica duket se është kthyer në një supermarket gjigant, ku secili merr atë që do, mjafton të paguajë.

Dje klubi francez shiti mbrojtësin Lë Marshand dhe mesfushorin Seri tek Fulami, duke arkëtuar rreth 35 milionë euro në total, ndërsa sot e ka pasur radhën të largohet sulmuesi i rëndësishëm Alasane Plea.

25-vjeçari kalon te Borusia e Mënçengladbahut për 25 milionë euro, një rekord për klubin gjerman.

Një biznes fenomenal për Nicën, që e bleu Plean në verën e vitit 2014, për vetëm 500 mijë euro nga Lioni. Që atëherë Plea ka pasur rritje fantastike dhe sezonin e fundit shënoi 16 gola në 35 ndeshje kampionati.

Më parë ishte larguar edhe Mario Baloteli, ndaj trajneri i ri Patrik Vieira do të ketë një detyrë tepër të vështirë për të rindërtuar një skuadër që sezonet e fundit ka shkëlqyer në Francë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.