Vijnë edhe dy firma, Korabi drejt kompletimit

Periudha e firmave te Korabi nuk ka përfunduar, teksa sot kanë nënshkruar edhe dy lojtarë të tjerë. Njëri është mbrojtësi Ervis Koci, i cili ka qenë pjesë e bluve të Dinamos. Ai ka pranuar ofertën e dibranëve dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë.

“Ervis Koci firmos për 3 vite me Korabin. Mbrojtësi i djathtë më parë ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e kaluar dhe sot ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për të firmosur kontratën që e lidh me Korabin për 3 vitet e ardhshme. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”, njofton klubi i Korabit.

Mbrojtësi Ervis Koci

Lojtari tjetër është një njohje e trajnerit Dorian Bubeqi. Ai është mesfushori kavajas Mirel Duka. Me të është nënshkruar për një vit. “Mirel Duka firmos për 1 vit me Korabin. Mesfushori më parë ka qenë pjesë e Shkumbinit, Luftëtarit, Erzenit dhe së fundmi Besës. 27-vjeçari ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për të firmosur kontratën që e lidh me Korabin për vitin e ardhshëm. Klubi i uron mirëseardhjen, suksese dhe mbarësi në vijim”, thuhet në njoftimin e dibranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *