Vieri në gjyq me Interin, ish-sulmuesi kërkonte miliona, por del me “qindarka”

Kristian Vieri dh Interi, një “martesë” që nisi me 90 miliardë lira të paguara te Lacio në vitin 1999 dhe që përfundoi në verën e vitit 2005. Vite me shumë gola për Vierin, por asnjë titull kampion për Interin, ndërsa thuajse një dekadë më vonë Vieri zbuloi se Interi e përgjonte.

Në vitin 2012 ish-sulmuesi paditi Interin për shkak të përgjimeve telefonike dhe spiunimit që i bënte Interi, duke kërkuar 12 milionë euro dëmshpërblim nga Telecom dhe 9,25 nga Interi.

Në shkallën e parë Vieri fitoi, por vetëm 1 milion euro, ndërsa pas apelit dëmshpërblimi u ul në 80 mijë euro për Telecom dhe 40 mijë për Interin.

Tani Vieri merr një tjetër goditje, sepse Gjykata e Apelit në Milano ka hedhur poshtë edhe kundërapelin e tij, ndërsa e ka detyruar të paguajë 33 mijë euro për shpenzimet gjyqësore që kanë pasur Interi dhe Telecom Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *