(VIDEOT) Spektakël dhe 29 gola, Seria A zbavit!

0

Mertens, Dibala, Suso… Skena është e tyre! Në një mbrëmje të ftohtë, Seria A dhuron praktikisht një “thes” me gola dhe çfarë golash. Lajmi i mbrëmjes, praktikisht, fitorja e thellë e Milanit në Verona. Pikërisht në qytetin e dashurisë mes Romeos dhe Zhuljetës, Montela merr dhuratën më të bukur nga djemtë e tij, duke shkatërruar skuadrën e Maranit, që nuk humbiste në kampionat që në shtator dhe që ishte kockë e fortë për këdo. Mendon Suso për të treguar rrugën e drejtë, me një perlë që hap sfidën, ndërsa më pas Sesar me autogol, po pas krosit të spanjollit, e devijon në portën e tij.

AC Chievo Verona v AC Milan - Serie A : News Photo

Bonuçi, në tribunën e “Bentegodi”-t, i skualifikuar, duartroket shokët e ekipit, ndërsa pjesa e dytë nis me golin e parë në Serinë A për Çalhanoglu. Kievo zgjohet, falë edhe gabimit të Kejsit, që i fal një top Birsës, i cili e dërgon në rrjetë. Një gol që hap sfidën, por mendon Kaliniç ta mbylli, me golin e katërt kuqezi. Më pas, vetëm administrim për kuqezinjtë dhe një shtyllë e vendasve. Milani kthehet te fitorja pas më shumë se një muaji (Milan-SPAL 2-0) dhe Montela, në prag të Juventusit, fiton pak qetësi…

Pikërisht Juventusi, pas suksesit në Udine, me gjashtë gola, realizon katër edhe ndaj Spalit, në një ndeshje aspak të lehtë, pasi pavarësisht 2-0 të shpejtë, me Bernardeski dhe Dibala (goditje dënimi), Paloski shkurton diferencat. Në pjesën e dytë, miqve u anulohet një gol (edhe VAR e konfirmon) ndërsa më pas Higuain shënon për 3-1 dhe Kuadrado mbyll llogaritë.

E ndërsa Juventusi fiton, Napoli bën të njëjtën gjë, duke rimarrë kreun, pas suksesit të Interit dje. Axurrët e Sarrit gjejnë një Mertens në format stratosferik në “Marassi”, aty ku ndeshja nisi me avantazhin e vendësve (gol Tarabt). Belgu realizon tripletë fantastike, teksa goli i dytë është i një niveli të magjishëm. Në fund, Ico shqetëson jo pak, por mbyllet 2-3 final.

Në “Olimpico”, Romës i duhet një penallti për të kaluar Krotonen, teksa Perroti realizon. Një penallti e diskutuar, edhe pse verdhekuqtë patën rastet për të mbyllur sfidën, por ishin të pafat dhe jo të saktë. Fiton edhe ekipi tjetër roman, Lacio e Inzagit, që në Bolonja gjen Milinkoviç-Saviç dhe Luliç autorët e golave, ndërsa Imobile gabon nga pika e bardhë. Vendësit shkurtojnë me autogolin e Luliçit, ndërsa ka drithërima për Strakoshën, që nuk është se pati shumë punë sonte.

Rezultatet e mbrëmjes

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image