Videot motivuese Tirana i ka në tjetër nivel, i vendos titullin “Naltmadhni”: I përulet gjithë kryeqyteti

Tirana ka shumë probleme dhe kriza gjatë kampionatit, për shkak të menaxhimit jo të duhur, por nëse flasim për kurimin e pamjes së jashtme të klubit dhe imazhit që përcjellë te tifozët, është në një tjetër nivel.

Vështirë do të ishte për të gjetur një tjetër ekip në Superiore që mund ta konkurrojë në këtë drejtim. Ndërkohë, me rikthimin e kampionatit pas shtyrjes për shkak të tërmeteve, bardheblutë kanë postuar një video motivuese. Me titullin naltmadhni, nuk ngurrohet të shkruhet se i përulet gjithë kryeqyteti. /Sport Ekspres/