(VIDEO)Muriqi, ky manjak i golit/ Sulmesi i jep fitoren Fenerbahces dhe mban hapur garën për titull

Është një manjak i golit dhe portës kundërshtare. Vedat Muriqi nuk di të ndalet në Turqi duke dhuruar spektakël e padyshim pikë jetike në klasifikim. Në duelin për vendin e dytë mes Fenerbahces dhe Basaksehir, ylli i Përfaqësueses së Kosovës i dha fitoren ekipit të tij duke mbajtur të hapur garën për titull.

Deri në minutën e 72 Fenerbahce udhëhiqte me një gol takimin por Muriq në të 86 jep sigurinë për fitoren e padiskutuar me një goditje të lehtë në portën e boshatisur nga portieri. Me fitoren e sotme Fenerbahce mban vendin e dytë me 37 pikë, tre më pak se vendi i parë. Ndërkohë Muriqi shënon golin e 12 personal në ligën turke duke qendruar i treti nga golashënuesit./Sport Ekspres/