(VIDEO)Milani nis të buzëqesh, Rebic&CO japin rezultat pas ditëve të zymta

Ndaj Breshias provon shijen e buzëqeshjes pas ditëve të zymta që kaloi në gjysmë sezonin e parë. Kuqezinjtë arrijnë të dalin me një fitore minimale,0-1, duke rregjistrua pikën e dytë jeshile. Rastet dhe mundësit ishin disi të kufizuara, madje në njërën prej tyre Ibrahimoviç shpërdoron në atë mënyrë që as vet suedezi nuk e besonte dot.

Goli i vetëm i të besuarve të Piolit erdhi pas një rrëmuje në zonë që Rebiç e zgjidh mjaft mirë duke shtyrë topin në rrjetë. Në fund Milani i gëzohet tre pikëve që e ngjisin përkohësisht në vendin e gjashtë me 31 pikë. Sfida e vërtët për “djallin” nis tani duke parë që distance me afro 10 pikë nga zona Champions League mbetet një nga prioritetet e drejtuesve të klubit./Sport Ekspres/