VIDEO+FOTO/ “Shuhet” Shkëndija, Salcburgu tepër i fortë!

Një humbje e thellë, që sigurisht nxjerr thuajse me një këmbë jashtë Champions League skuadrën e Shkëndijës. Përtej zemrës dhe guximit e sakrificave, ka qenë talenti dhe cilësia ato që kanë bërë diferencën sot në mbrëmje në “Red Bull Arena” të Salcburgut, ku kampionët e Austrisë kanë shkatërruar djemtë e Osmanit.

Një rezultat bindës 3-0 për skuadrën austriake, teksa pas shtatë ditësh, në Shkup, edhe mrekullia mund të mos mjaftojë… Në fakt, që nuk do të kishte shumë histori u duk që në pjesën e parë, ku vendësit shënuan dy herë, me anë të Daburit , një gol me penallti dhe tjetri në kohën shtesë, pra minuta e 48-të e ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=lQYx-TMkZWE

Në pjesën e dytë, vendësit menaxhuan mjaft mirë takimin dhe kuqezinjtë patën shumë pak raste për të thumbuar, përpos zëvendësimeve të trajnerit Osmani.

Mici debutoi në minutën e 75-të, duke zënë vendin e Muratit, teksa edhe Emini dhe Shefiti nuk sollën ndonjë ndryshim të madh.

Në fund, Samaseku do të realizonte me një tjetër penallti golin e tretë për vendësit. Për t’u nënvizuar edhe ikja e dritave në minutën e 85-të të ndeshjes, për dy minuta, teksa gjithçka më pas është rikthyer në normalitet…

Junuzoviç, më parë, mori karton të kuq, pas dy të verdhash.

Por, Shkëndija vështirë se do të ndizet më në Champions, teksa ka edhe një shans të artë, në rast eliminimi, pra playoff e Europa League, aty ku janë të gjitha mundësitë për të provuar të shkojë në grupe për të parën herë në histori.

Salcburg-Shkëndija 3-0

Shënues: Dabur 17? (p), 45+3?, Samaseku 80? (p)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *