(VIDEO+FOTO) Ora 16 e 21 minuta, legjenda Bufon del në lot dhe ngre stadiumin peshë!

Ora 16 e 21 minuta… Kronometri shënon minutën e 63’ dhe Juventusi lajmëron zëvendësim… Duhet të dalë ai, legjenda e portës, Xhanluixhi Bufon, për të mos u kthyer më në atë fushë dhe stadium, të paktën me fanellën e Juventusit veshur… Stadiumi në këmbë për standing ovation, drejtuesit në këmbë, shokët e ekipit duke e duartrokitur dhe ata të stolit gjithashtu, por edhe kundërshtarët e Veronës…

Edhe pse festa është e gjitha për të, ashtu si edhe tha në konferencën e fundit, e bezdis, pasi nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, portieri bardhezi preket, pas 17 sezonesh me fanellën e “Zonjës”! Lotët nuk i përmban, ndërsa ngre duart lart dhe falënderon të gjithë, pa përjashtim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *