VIDEO | Zjarr në jaht, momente tmerri për boksierin e famshëm

Vladimir Kliçko dhe familja e tij kanë përjetuar momente tmerri. Boksieri i njohur ukrainas ka qenë duke shijuar pushimet në jahtin e tij në Majorka, kur një zjarr ka rënë në dhomën e motorit.

 Menjëherë janë lajmëruar rojet bregdetarë, të cilët kanë normalizuar situatën shumë shpejt. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë person të lënduar.

 43-vjeçari ka postuar një video të jahtit të tij, ndërsa shkruan: “Bëni kujdes me dëshirat tuaja. Fati e teproi me dëshirën time për pak adrenalinë. Asnjë problem, jemi të gjithë mirë”.

 Kliçko nuk bokson prej prillit të vitit 2017, kur u mposht nga Antoni Xhoshua. Boksieri ukrainas numëron 64 fitore dhe 5 humbje në karrierën e tij, nga të cilat 53 me KO. Një ofertë tunduese prej 76 milionë eurosh mund të rikthejë në ring për një ndeshje të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *