VIDEO | Zhiru tallet me ish-klubin e tij: “Faleminderit Arsenal!”

Olivie Zhiru njihet për të kaluarën e tij te Arsenali, pasi ka kaluar plot gjashtë vite me “Topçinjtë”. Kjo dhe ishte arsyeja kryesore që francezi nuk festoi në golin e shënuar.

Gjithsesi, pas festës për trofeun e fituar duket se Zhiru është dehur nga suksesi dhe gjatë kthimit për në Angli, sulmuesi është filmuar duke thënë: “Faleminderit Arsenal!”

Kjo shprehje përdoret zakonisht për ekipin humbës, ku në menyrë ironike këta të fundit “falënderohen” nga ekipi fitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *