(VIDEO) Zhegrova “show”, Shaland debuton me fitore!

Kosova ka mposhtur Madagaskarin, që shpërdoroi edhe një penallti. Dy gola të anuluar, ndërsa talenti i Genkut prezantohet me supergol

Aventura e Bernard Shaland te bankina e Kosovës nis me fitore, edhe pse minimale (1-0) ndaj Magadaskarit. Një miqësore që ka shërbyer për të parë formën e ekipit dhe studiuar lojtarët, mbi të gjitha atë që ra më shumë në sy. Po flasim për “mollën e sherrit” mes dy federatave, Edon Zhegrova, që luan me Genkun në Belgjikë. Një super gol i tiji ka vendosur fatin e takimit të zhvilluar në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, në Frankonvil, impiant me vetëm 3000 vende. E ndërsa sinjali i transmetimit ka lënë për të dëshiruar, në fushë skuadra e Shaland ka luajtur mirë.

Pjesa e parë e takimit u përshkuan me pak raste shënimi, lojë të dobët, një gol të anuluar për Kosovën dhe një penallti e humbur nga Madagaskari. Mundësitë më të mira për shënim, i pati kombëtarja e Madagaskarit, të cilët shpërdoruan një penallti në minutën e 35-të, goditje e cila qëlloi vetëm shtyllën. Në anën tjetër, Kosova arriti të gjej golin me anë të Vedat Muriqit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola. Në pjesën e dytë, përfaqësuesja “dardane” gjeti avantazhin. Ishte fillimi i pjesës së dytë ai që vendosi, me supergolin e Edon Zhegrovës, me goditje nga jashtë zone. Kosova shënoi edhe me Atdhe Nuhiun, por arbitri anulloi sërish për pozicion të parregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *